facebookgoogle plusrss feedmesazh

Interpretim i ëndrave AI

Interpretim i ëndrave AI
Ëndra jote ka mesazh

25 April 2014

Të mësojmë fëmijët të jenë të rregullt në shtëpi

Cili është sekreti për të rritur fëmijë të organizuar dhe të rregullt? Midis rregullave të edukimit mjafton të shtoni edhe atë të rregullit dhe mirorganizimit në shtëpi.

Edukimi i të qenit të rregullt fillon që në fëmijëri. Në mënyrë që të kthehet në një zakon duhet që fëmijët t’i mësoni me rregullin dhe pastërtinë në shtëpi që të vegjël.
Që në moshën 3 vjeç mund t’i mësoni të vendosë në rregull lodrat e veta. Që të mos hedhë në dysheme letrat e kroasantëve etj.

Çdo gjë në vendin e vet. Për shumë fëmijë por edhe prindër i tremb mendimi se duhet të vënë në rregull dhomën e pushtuar nga lodrat dhe rrobat. Ndaj është mirë që ta mësoni të rregullojë dhomën dhe të vendosë lodrat në vendin e tyre një e nga një përpara se dhoma të kthehet në një tmerr të vërtetë. Gjithashtu që dhoma të jetë në rregull çdo lodër duhet të ketë vendin e vet ku të vendoset.

Jepni shembullin e mirë. Fëmijët mësojnë duke vëzhguar. Nëse ata shohin prindërit që janë të organizuar dhe të rregullt, që përpiqen për të mbajtur pastërti, atëherë edhe ata do të ndjekin të njëjtën rrugë. Kur prindërit sistemojnë shtëpinë angazhoni dhe fëmijët t’ju ndihmojnë me gjëra të vogla.

Pasojat e rrëmujës. Fëmijët duhet të mësojnë mbi pasojat që vinë nga rrëmuja. Për shembull nëse një lodër prishet sepse hidhet vend e pavend dhe nuk kujdesesh për të ata do të kuptojnë rëndësinë e rregullit dhe se çdo gjë duhet të jetë në vendin e caktuar.

Burimi: YllPress

No comments :

Post a Comment