facebookgoogle plusrss feedmesazh

22 May 2014

10 gjëra që nuk dini për gjumin

Gjumi është shumë i mirë për rikarikimin e trurit, qelizat autoriparohen dhe trupi fiton energji të reja. Gjumi mbetet ende objekt studimi, ëndrrat mbeten mister për shkencën, megjithatë mbi shumë aspekte është hedhur dritë.

Jo të gjithë kanë informacionin e duhur për gjumin, ndaj po ju tregojmë 10 kuriozitete që nuk i keni lexuar më parë.

Orët e nevojshme të gjumit, varen nga mosha

- 16 orë për të sapolindurit

- 10 orë për 3-18-vjeçarët

- 8 orë për 19-55-vjeçarët

- 6 orë për mbi 56-vjeçarët

Për sa kohë mund të mbijetosh pa gjumë? Nëse pa ushqim mund të jetosh edhe për dy javë, pasi kalojnë 11 ditë pa gjumë njeriu përjeton “gjumin e përjetshëm”.

Sa flenë kafshët? Më gjumashët janë koalat që flenë 22 orë në ditë, lakuriqët e natës që flenë 20 orë, milingonat e mëdha që flenë 18 orë, ndërsa më pak fle gjirafa me vetëm 2 orë në ditë dhe elefanti aziatik me 3 orë në ditë.

Kur delfini fle, vetëm gjysma e trurit të tij pushon, gjysma tjetër është aktive për të rregulluar ciklin e frymëmarrjes.

Të shohësh ëndrra është po aq e domosdoshme sa edhe të marrësh frymë. Personat që nuk shohin ëndrra tregojnë se kanë probleme me personalitetin.

12% e njerëzve shohin ëndrrat bardh e zi. Në të kaluarën ky numër ka qenë më i lartë, por me shpikjen e televizorit me ngjyra numri ra në mënyrë drastike.

Ëndërrojmë fytyrat e personave që i kemi parë më parë, pavarësisht nëse i kujtojmë apo jo.

Vetëm 5 minuta pas zgjimit 50% e ëndrrave harrohen dhe brenda 10 minutave, 90% e tyre zhduken njëherë e përgjithmonë nga kujtesa.

Një çift në katër fle në krevate të ndarë. Sipas disa testeve meshkujt, pas zgjimit nga një natë të cilën e ndanë shtratin me një grua, e kishin nivelin e stresit më të lartë krahasuar me meshkujt që flinin vetëm.

Çrregullimet, somnambulizmi janë anomali gjatë procesit të gjumit. Krime të ndryshme janë kryer gjatë gjendjes së gjumit të thellë.

Burimi: BotaSot

No comments :

Post a Comment