Jack Hyer i ka propozuar martesë të dashurës së tij përmes një videoje të cilën e kishte xhiruar gjatë katër vitesh, edhe atë në 26 vende të ndryshme (Kamboxhia, Kinë, Greqi, Francë, Izrael, Turqi etj.).
Që në takimin e parë me kolegen e studimeve, Rebecca Strellnauer, ai e dinte se ajo do të ishte gruaja e tij.
“Vendosa se do të martohesha me të dashurën time që në takimin e parë. Udhëtova në 26 vende gjatë katër viteve që ishim në lidhje për ta bërë këtë video të propozimit, nga e gjithë bota”, ka shkruar Jack krahas videos së publikuar në YouTube.
Xhirimin e përcjell kënga “I'm Gonna Be” nga bendi skocez “The Proclaimers” që flet për dashurinë.
Dhe krejt në fund të klipit, ai nxjerr unazën dhe e dashura thotë ‘PO-në’ e pritur.
Ndiqni videon këtu:
/Telegrafi/
No comments :
Post a Comment