facebookgoogle plusrss feedmesazh

14 May 2014

Monica Bellucci: Pro një dashurie të re

Aktorja Monica Bellucci është një ndër protagonistet e filmit të vetëm Italian "Le Meraviglie", që konkurron në Festivalin e Kanës. “Një dashuri e re? Pse jo…”, thotë Bellucci 50 vjeçe.

Festivali i Filmit në Kanë është gati që të ngrejë siparin më 14 maj. Filmi "Le Meraviglie" pritet të dalë në kinema më 22 maj. “Pjesa që unë luaj në film është e shkurtër, por rolet i zgjedh për nga intensiteti dhe jo minutazhi”, tregon aktorja 50 vjeçare.

Në këtë moment Bellucci është “single” pasi i dha fund martesës me aktorin francez, Vincent Cassel, me të cilin ka 2 fëmijë, Deva e Léonie. Ajo ka dhënë një intervistë për “Tu Style”, ku ka thënë që ndjehet më në paqe pas formalizimit të divorcit. “Një dashuri e re? Pse jo…”, thotë Bellucci.

“Kjo është një eksperiencë e re për mua. Më përpara nuk kishte divorce, ndërsa sot është ndryshe. Po bëhemi shumë më të forta dhe meshkujt duhet të mësohen, ndërsa fëmijët tanë do ta kenë edhe më të lehtë. 

Dashuria është shumë e rëndësishme në jetë, kështu që nëse do të dashurohem sërish, pse jo… Tashmë gjithçka ka ndryshuar, edhe mamatë mund të dashurohen”, shprehet Bellucci.

No comments :

Post a Comment