facebookgoogle plusrss feedmesazh

14 May 2014

Outlook.com përditësohet me filtrues më të mirë të postës elektronike

Microsoft po përditëson Outlook.com gjatë kësaj jave me disa përmirësime të synuara në thjeshtëzim të këtij shërbimi. Duke filluar nga e marta, Advanced Rules (Rregullat e Avancuara) do të jetë në dispozicion në Outlook.com.
Veçoria e re është në thelb një mënyrë për të krijuar rregulla për shumë kushte dhe shumë veprime në postën tuaj elektronike për të ju ndihmuar në organizim të letrave.

Microsoft thotë që rregullat e veta të reja janë “rregullat më të stërholluara në postën e uebit,” dhe janë opsione të copëzuara që iu mundësojnë të vendosni kushte si kufizime kohore ose nëse dërguesi është një kontakt që e njihni. Një shembull do të mund të ishte përzgjedhja e të gjitha letrave si të rëndësishme nëse janë më të vjetra se një javë dhe që janë nga ndonjë kontakt i juaji.

Outlook.com është duke marrë edhe replikat brenda-rreshtit, duke nënkuptuar që ju mund të përgjigjeni brenda një e-maili pa pasur nevojë ta hapni një pamje të re. Është gjë e cila mund të ju kursejë kohë gjatë menaxhimit dhe kthimit të përgjigjeve për e-maile dhe ka qenë një veçori e nevojshme që kur u lëshua Outlook.com në qershor të vitit 2012. Së bashku me ndryshimet në rregulla dhe ndërfaqe të përdoruesit, Microsoft po bën edhe shtimin e një butoni “undo” që punon sikur aplikacionet e veta Word ose Excel.

Nëse e fshini një letër aksidentalisht ju mund ta shtypni butonin undo ose të përdorni Ctrl+Z për ta rikthyer atë. Një ndryshim tjetër është edhe përfshirja e disa përmirësimeve në pjesën e dërgimit të porosive nga Outlook.com. Sikur Windows Phone, ju tani do të jeni në gjendje që të kaloni përgjatë shërbimeve që jeni duke i përdorur për të folur me një kontakt dhe të shfletoni dhe gjeni biseda më lehtë me një listë të re në këndin e poshtëm të djathtë të Outlook.com. Të gjitha ndryshimet pritet të vijnë për çdo llogari në Outlook.com gjatë javëve të ardhshme. (PCWorld Albanian)

No comments :

Post a Comment