Fotot selfie po u marrin mendjen krejtësisht të rinjve. Një adoleshent, fans i çiklizmit ishte i detyruar të kërkojë falje pas një gjesti aspak të këndshëm gjatë “Dublin’s Giro d’Italia”.
I riu nisi të urrehej në rrjetet sociale, pasi në vend që t’i jepte një dorë çiklistit, Marcel Kittel, ai preferoi të bënte një “selfie”.
Ndërsa Kittel ishte ulur në rrugë i rraskapitur dhe i copëtuar nga rrëzimi, 19-vjeçari iu afrua dhe shkrepi një fotografi. Shihni fytyrën që ka bërë ciklisti.
No comments :
Post a Comment