facebookgoogle plusrss feedmesazh

02 June 2013

Tinejxherët nuk janë fajtorë që janë nevrikë dhe përtacë

Prindërit shpesh thonë se tinejxherët janë përtacë për shkak se nuk merren me ndonjë aktivitet. Por përtacia nuk është shkak i pushimit të shpeshtë. 

Ekspertët thonë se kjo ndodh për pjesën më të madhe për shkak të pubertetit që e harxhon energjinë e të rinjve dhe i lë më pak të interesuar për sport dhe ushtrime në krahasim me më parë.
Kjo teori vjen nga Bred Metkalf, hulumtues mjekësor nga Universiteti i Ekseterit në Angli, i cili i ka analizuar të dhënat e gati 300 nxënësve britanikë, të cilët janë përcjellë nga mosha 5 deri në moshën 15-vjeçare. Të dhënat përfshijnë edhe informata për nivelin e ushtrimeve, të cilat mblidhen një herë në vit kur nxënësit bartin pajisje për matje të lëvizjeve.

Studimet e mëhershme kanë zbuluar që vajzat ushtrojnë më pak sesa djemtë. Analizat kanë zbuluar që niveli i aktiviteteve fillon të bjerë nga mosha 9-vjeçare, kur fëmijët hyjnë në pubertet. Por, kjo nuk ndodh për shkak të përtacisë, pohon Metkalf, por ka lidhje me rritjen e trupit.
Burimi: Ksovasot

No comments :

Post a Comment