facebookgoogle plusrss feedmesazh

14 July 2013

Mendes regjisor i “Bondit” të ri

Sam Mendes është konfirmuar si regjisor i filmit të ardhshëm për James Bondin.

Fituesi i çmimit “Oscar” do të fillojë punën e tij për filmin e agjentit “007” që pritet të shfaqet në vitin 2015, ndërsa Daniel Craig zyrtarisht do të jetë në ekipin e tij, pasi që aktori do të luajë rolin e Bondit për herë të katërt radhazi.


Në filmin e ardhshëm të agjentit në ekip pritet të jetë edhe skenaristi John Logan, i cili punoi në filmin e fundit të Bondit.

Producentët Michael G Wilson dhe Barbara Broccoli kanë thënë se për shkak të suksesit të madh që pati “Skyfall”, ata kanë dashur që përsëri të kenë Sam Mendesin si regjisor të filmit.

“Është kënaqësi të punosh përsëri me Daniel Craig, Sam Mendes dhe John Logan”, kanë thënë ata.

No comments :

Post a Comment