Të gjithë punonjësit e një zyre rekrutimi në Britani kanë lënë menjëherë punën pasi fituar lotarinë “EuroMillions”, për të cilën kishin financuar nga 2 funte në muaj për dy vjet. Tani, në zyrën që dikur kishte 11 punonjës, ka mbetur vetëm një grua shtatzënë, e cila në fakt ishte pjesë e një lotarie sindikate.
Por, për fatin e saj të keq, atë ditë ajo nuk ishte paraqitur në punë për shqetësime shtatzënie mëngjesi, transmeton Panorama. Luiz Uhajtbaj ka humbur pjesën e saj të xhekpotit prej 28 milionë paundësh nga lotaria “EuroMillions”.
Kur u kthye në punë të nesërmen, në firmën e rekrutimit “Kirkby”, Merseyside, 10 kolegët e saj kishin hequr dorë nga detyra pasi kishin fituar lotarinë. Uhajtbaj ka marrë një ndërmjetës ligjor, në përpjekje për të siguruar një pjesë të lotarisë.
Kompania nuk ka pranuar të komentojë çështjen. Por ka nxjerrë menjëherë njoftime për të punësuar këshilltarë dhe administratorë. Xhekpoti i fituar ishte 28.847.237 paundë dhe konsiderohet si lotaria e 16-të më e madhe në Britani.
Zëdhënësi i “National Lottery” tha se fituesi ishte shpallur dhe kishte zgjedhur të drejtën të mbetej anonim, duke mos komentuar numrin e fituesve dhe as emrat e tyre.
No comments :
Post a Comment