facebookgoogle plusrss feedmesazh

16 July 2013

[VIDEO] Mrekullia botërore në shkretëtirë

Pamja mund t’ju duket si nga një planet tjetër ose nga ndonjë film shkencor-fantastik. Por bëhet fjalë për një fenomen të krijuar rastësisht midis shkretëtirës së Nevadës (SHBA).

Fly Geyser (Gejzeri Fluturues), një atraksion pak i njohur në Nevada, ndodhet në Gerlah dhe është krijuar rastësisht gjatë shpimeve të tokës më 1916.
Vrushkulli gjeotermal i ujit kishte gjetur një vend “të hollë” dhe kishte shpërthyer në sipërfaqe gjatë viteve të gjashtëdhjeta të shekullit të kaluar.



Gjatë viteve mineralet e zbërthyera kanë krijuar një lloj fontane nga e cila uji shkon deri në pesë metra lartësi. Gejzeri ka disa tarrace që derdhen në 30 deri 40 pishina natyrale në rreth 30 hektarë. Ato krijojnë një ekosistem specifik me peshq të vegjël dhe shpend, si mjellma që bëjnë qejf në gjithë ato që u ofrojnë gejzeret.



Ngjyrat e ylberit vijnë nga mineralet e ndryshme nga uji që reagojnë me oksigjenin nga ajri. Është i mbështjellë nga alge termofile, mikroorganizma që durojnë temperaturat e larta. Fly Geyser ndodhet në një pronë private dhe është i rrethuar me tela gjemborëve një portë të lartë. Rrahë hapet për publik, por mund të shihet nga rruga.



Në këtë zonë ndodhen edhe dy gejzere, të krjuar ngjashëm me atë Fly. Njëri është i lartë një metër dhe përnda pamja të kujton grykën e vullkanit, kurse tjetri në trajtë kupe dhe me madësi si Fly. Që të gjithë vazhdojnë të rriten.

Videon e shikoni këtu:




Burimi: Shqipmedia

No comments :

Post a Comment