facebookgoogle plusrss feedmesazh

Interpretim i ëndrave AI

Interpretim i ëndrave AI
Ëndra jote ka mesazh

13 February 2014

Arsyeja pse postohen bebet në Facebook? Se marrin më shumë “like”

Ndoshta mund të duket se mediat sociale po pushtohen me bebe, por postimet e ndërlidhura me bebet nuk janë edhe aq të përhapura sa duken.
Sipas një studimi të publikuar këtë muaj në CSCW, nënat në të vërtet postojnë shumë më rrallë pasi të bëhen me bebe, dhe një pjesë e madhe e postimeve të tyre nuk kanë të bëjnë fare me fëmijët.
Por, përse njerëzit vazhdimisht ankohen për fotografitë e bebeve në Facebook? Një tregues mund të jetë se postimet e bebeve marrin më shumë ‘likes’, e si pasojë i bën ato më të dukshme në ballinën e Facebook.

Meredith Ringel Morris, nënë e dy fëmijëve dhe autore e studimit, thotë se sa më shumë komente dhe pëlqime që merrni në një postim, ai do të shfaqet vazhdimisht në ballinë të Facebook-ut tek miqtë tuaj. 

Por, antagonizmi kundër aktiviteteve të ndërlidhura me bebet në Facebook është i tillë sa që janë krijuar disa zbulime që kanë për qëllim filtrimin e tyre.

Një teknologji e tillë e quajtur UnBaby.me ka mbledhur mbi 200,000 përdorues që kur është hapur më 2012. Kjo ueb-faqe skanon ballinën e përdoruesit në Facembook në lidhje me postimet dhe frazat e ndërlidhura me bebe – përfshi frazat ‘sapo ka nis të ecë’, ‘të hash ushqime solide’ dhe ‘shikojani ato faqe’ – postime të cilat më pastaj i zëvendëson me fotografi të yjeve.

No comments :

Post a Comment