facebookgoogle plusrss feedmesazh

16 March 2014

Adele me kontratë milionëshe?

Këngëtarja e famshme Adele duket se tani do t'i kërkojë rreth 10 milionë sterlina botuesit të ardhshëm të albumit të saj të ri.
E kjo do të ndodhë para se ata t'i dëgjojnë këngët. Këngëtarja, që është një nga zërat më potentë në llojin e saj, ka gjetur këtë mënyrë për të fituar miliona akoma para se albumi të dalë në treg, shkruajnë mediet.

Burime anonime për revistën ‘Sun’ thanë që ‘Ata e dinë se çdo gjë që ajo bën do të shesë miliona kopje’. Lëvizja që parashikon fillimin e albumit të saj të ri, i cili do të dalë në fund të 2014-s.

Ndryshe, duhet të kujtojmë se Adele vitin e kaluar ishte këngëtarja angleze me përfitimet më të mëdha në botën e muzikës dhe më e kërkuara në vend.

Burimi: PortAlb

No comments :

Post a Comment