facebookgoogle plusrss feedmesazh

Interpretim i ëndrave AI

Interpretim i ëndrave AI
Ëndra jote ka mesazh

11 March 2014

Audi dhe AT&T do sjellin teknologjinë LTE në makinën tuaj

Në CES ne pamë më shumë sesa një shembull të demonstruar të makinave me teknologji 4G LTE të integruar. Audi është gati ta bëjë realitet në një model të saj të ri, atë Audi A3 2015, por kjo gjë vjen me një çmim.

Audi ka krijuar një partneritet me AT&T për shërbimin që mund të përdoret për të paktën gjashtë muaj fillimisht falas. Pas kësaj, ju duhet të paguani që ta keni këtë shërbim. Plani tarifor më i lirë është për 99 dollarë me 5 GB shkarkim për gjashtë muajt në vazhdim. Nëse doni më shumë se kjo AT&T mund të shesë deri në 30 GB për 30 muaj për 499 dollarë.

Audi gjithashtu thotë se duke filluar që nga vera e këtij viti, përdoruesit do të kenë mundësi të shtojnë makinën e tyre në planin AT&T Mobile Security. Audi nuk do të ofrojë thjeshtë vetëm teknologjinë 4G LTE këtë vit, por është vetëm diçka e paraprake me atë çfarë do të vijë më pas.

Sigurisht që përdoruesit nuk do ta përdorin LTE në makinën e tyre aq shumë sa në smartfonin e tyre, por gjithsesi kjo gjë ka kosto të lartë. Ky nuk është shembulli i parë i pajisjeve teknologjike. (PCWorld Albanian)

No comments :

Post a Comment