facebookgoogle plusrss feedmesazh

Interpretim i ëndrave AI

Interpretim i ëndrave AI
Ëndra jote ka mesazh

11 March 2014

Telefoni që ndal përgjimet, 2770 USD

Kush do ta besonte se një ditë ne do të mund të blinim një telefon të sigurisë së lartë, që vetëm nëpër filma apo qeveritarët kanë pasur privilegjin ta kenë.

Kompania Secusmart GmbH në Gjermani ka nxjerrë në treg telefonin më të sigurt BlackBerry 10 për një çmim prej 2770 dollarë ose 2000 euro me kontratë.
Secusmart GmbH është kompania e cila prodhoi telefonin BlackBerry Z10 të sigurisë së lartë për kancelaren gjermane Angela Merkel, pasi u zbulua se po përgjoheshin telefonatat e qeverisë gjermane.


Sipas Bloomberg kompania Secusmart GmbH ka nxjerrë në treg telefonin BlacBerry Z10, dhe jo vetëm zyrtarët, por edhe njerëzit e thjeshtë mund ta blejnë. Telefoni ka një program të posaçëm për të koduar mesazhet dhe telefonatat e kryera nga vetë përdoruesi. Saktësisht ndodhet një chip në kartën microSD që ruan të dhënat dhe informacionet. Kompania Secusmart GmbH po planifikon ta instalojë këtë program edhe tek pajisjet e tjera Android dhe iOS.

Burimi: AmaNews

No comments :

Post a Comment