Superylli amerikan, Chris Brown, i cili ishte urdhëruar të kthehej në rehabilitim, është arrestuar pasi besohet se tentoi të ikte nga qendra rehabilituese në Malibu.
25 vjeçari u arrestua të premten për thyerje të lirisë me kusht nga dënimi i vitit 2009 pasi rrahu Rihannan.
Ai tentoi të ikte nga rehabilitimi, ku gjykatësi e urdhëroi të kthehej dhe kjo ka nxitur policinë në Los Angeles që ta arrestojë me efekt të menjëhershëm.
“Unë mund të konfirmoj se Chris Brown është arrestuar”, ka theksuar një polic i Los Angelesit.
Ende është e paqartë se çfarë do të ndodhë me superyllin e muzikës botërore, por një gjë është e sigurt – ai me këto probleme vështirë se e lanson albumin në maj.
Burimi: PortAlb
No comments :
Post a Comment