facebookgoogle plusrss feedmesazh

14 March 2014

BE, gati ligji për një mbushës telefonash universal

“Kjo masë u shërben konsumatorëve, por edhe mjedisit. Sipas përllogaritjeve, ky ligj do t’i japë fund shpërdorimit të 51 mijë tonëve materiale elektronike cdo vit”, deklaroi eurodeputetja, Barbara Weiler.
Kohëve kur ju duhet të kërkoni për të gjetur mbushësin e duhur për telefonin tuaj mund t’u vijë fundi…të paktën në vendet e Bashkimit Europian. 

Anëtarët e Parlamentit Europian mbështesin parimisht në shumicë absolute, një projekt-ligj që detyron të gjitha kompanitë e prodhimit të telefonave inteligjentë që të përdorin një mbushës universal. 

Sipas projekt-ligjit, duke filluar nga viti 2017 të gjithë telefonat që do të shiten brenda hapësirës së Bashkimit Europian do të kenë një mbushës të unifikuar, pa qenë nevoja që për një telefon të caktuar të gjesh modelin e caktuar të karikuesit, të imponuar nga kompania prodhuese e tij. 

“Kjo masë u shërben konsumatorëve, por edhe mjedisit. Sipas përllogaritjeve, ky ligj do t’i japë fund shpërdorimit të 51 mijë tonëve materiale elektronike cdo vit”, deklaroi eurodeputetja, Barbara Weiler. 

Gjithsesi, për momenti gjithcka është në fazën e një projekt-ligji sepse që të shndërrohet ligj, propozimi i kaluar në Parlementin Europian, do të duhet që të miratohet edhe nga Këshilli i Europës i përbërë nga 28 vendet anëtare të BE-së.

Burimi: YllPress

No comments :

Post a Comment