Sigurisht, kjo është një gjë totalisht e gabuar! Më poshtë do të njiheni me dhjetë gabimet që nuk duhet t’i bëni teksa mbani një dietë
Femrat janë ato të cilat i bëjnë shumë dëm shëndetit të tyre duke ndjekur dieta jo të përshtatshme për të humbur sa më shumë kile në një kohë sa më të shkurtër.
Gabimet të cilat duhet të shmangen në një dietë janë vërtet të shumta! Njohja e tyre do t’ju lejojë që të arrini qëllimin tuaj të humbjes së peshës në një kohë të shkurtër dhe pa shumë përpjekje.
Ata të cilët vendosin të ndjekin një dietë pa asnjë lloj guide dhe pa kontrollin e mjekut, shpesh bëjnë gabime të mëdha, duke ndjekur të ashtuquajturit mite false dhe duke rrezikuar fizikun e tyre.
Duhet të bëni kujdes për të mos ndryshuar metabolizmin tuaj, për të mos kufizuar tretjen, por mbi të gjitha ju duhet të përpiqeni gjithmonë që të mos humbisni ushqyesit tuaj fizik të nevojshëm. Ja pra se çfarë nuk duhet të bëni gjatë një diete dobësimi:
1. Ekzagjerimi me vajin e ullirit
Vaji i ullirit, një nga ushqimet kryesore të traditës mesdhetare, bën sigurisht shumë mirë, por kujtoni gjithmonë se bëhet fjalë për një vaj me 120 kalori dhe 14 gramë yndyrë për një lugë. Ekzagjerimi me këtë përbërës, mund t’ju kushtojë ndonjë kile më shumë pa e vënë re!
2. Evitimi i frutave, janë sheqer
Frutat janë thelbësore për mirëqenien përveçse për dietën. Por edhe në këtë rast është e mirë që mos ta ekzagjeroni me ngrënien e tyre, por ama mos t’i braktisni kurrë nga tavolina, sepse do të ishte një gabim shumë i madh. Frutat janë të pasura me vitamina, minerale dhe fibra që ndihmojnë edhe rregullsinë e organizmit.
3. Ngrënia e ushqimeve pa gluten
Nëse nuk vuani nga alergji të tilla si sëmundja e zorrëve, është absolutisht e padobishme dhe e gabuar për të eliminuar ushqimet me gluten apo niseshte.
4. Ngrënia e paktë dhe praktikimi i shumtë i sportit
Nëse është e vërtetë se dietat bëjnë që të humbni shumë peshë në një kohë të shkurtër, është gjithashtu e vërtetë se shpesh, në edhe sporti bën të humbni në peshë. Kush dobësohet shumë në një kohë të shkurtër duke bërë shumë sport dhe duke ngrënë pak, rrezikon rëndë shëndetin e tij!
5. Mosngrënia e frutave të thata
Frutat e thata, që ndihmojnë edhe për të ulur kolesterolin, sipas shumë personave të shëndoshin. Por nuk ka asgjë më të gabuar se kjo gjë, sepse ky ushqim është i mirë për shëndetin dhe kanë shumë vitamina.
6. Pirja e paktë e ujit
Sa më shumë ujë të pihet aq më shumë humbet peshë. Pirja e shumtë e tij e ndihmon organizmin, por ul edhe urinë, ndërsa e bën lëkurën më të bukur. Ekspertët rekomandojnë të pini të paktën një litër e gjysmë ujë në ditë, një truk i vogël që ndihmon edhe mirëfunksionimin intestinal (zorrët). Këshilla tjetër është që të pini një gotë ujë në temperaturën e ambientit me pak limon sapo të zgjoheni për të pastruar trupin tuaj.
7. Lamtumirë karbohidrate
Karbohidratet nuk shëndoshin nëse përfshihen në dietë në një mënyrë të thjeshtë. Eleminimi i bukës dhe i makaronave nuk është një mënyrë për t’u dobësuar. Reduktimi i tyre është i mirë, por gjithsesi ato duhet të përfshihen në dietën tuaj, sepse ndihmojnë zemrën dhe arteriet.
8. Ushqyerja me shpejtësi përpara televizorit dhe kompjuterit
Edhe gjatë dietës është e rëndësishme të uleni në tavolinë dhe ta shijoni me qetësi atë çka do të hani. Ngrënia me nxitim, në këmbë ose përpara televizionit apo kompjuterin ul ndjenjën e ngopjes.
9. Lënia mënjanë e ushqimeve dhe mosrespektimi i orareve të ngrënies
Gjatë një diete, duhet të evitoni gjithmonë mos lënien mënjanë të ushqimeve dhe të shkoni në mes të natës te frigoriferi. Ndarja e ushqimit në shumë pjesë të vogla, është sekreti i parë për të filluar me këmbën e mbarë. Gjithashtu sigurohuni që mos të ndiqni kurrë orare të çrregullta, sjellje tipike e njerëzve që kanë punë plot tension apo me turne. Ndërkaq, mos e lini asnjëherë mënjanë darkën. Mundohuni të gatuani ndonjë pjatë të lehtë, sa për të favorizuar tretjen.
10. Shpikja e dietave vetjake
Nëse kilet që doni të humbni janë të shumta ose nëse vuani nga ndonjë patologji, evitoni dietat e shpikura nga vetë ju. Në raste të tilla besojuni një profesionisti i cili do t’ju drejtojë drejt një diete të përshtatshme.
Burimi: YllPress
No comments :
Post a Comment