facebookgoogle plusrss feedmesazh

Interpretim i ëndrave AI

Interpretim i ëndrave AI
Ëndra jote ka mesazh

08 March 2014

Disa ndryshime të vogla për jetë më të gjatë

Nuk është e lehtë të bëhen ndryshime të mëdha në jetë. Zakonisht duhet shumë mund e angazhim si dhe të sakrifikohet për shumë gjëra të cilat i doni. Kjo është një nga arsyet pse shumë njerëz vuajnë nga probleme të ndryshme shëndetësore.
Megjithatë nëse ndërmerrni një hap tjetër gjithçka do të duket shumë më ndryshe.
Në vend që të bëni shkurtime rrënjësore në jetë bëni disa ndryshime të vogla të cilat në mënyrë të konsiderueshme mund të ndihmojnë në parandalimin e shumë sëmundjeve por edhe lehtësojnë ato ekzistueset. Prezantojmë disa këshilla të vogla të cilat mund t’ua ndryshojnë jetën.

Hani peshk një herë në javë
Nëse një herë në javë e hani një shujt me peshk, mund ta zvogëloni rrezikun e sulmit të papritur të sulmit në zemër. Fshehtësia është në Omega 3 yndyrore, ndërsa salmoni dhe tuna atë e kanë më bollëk.

Pastroni dhëmbët me brushë të thatë (Miswak)
Pastrimi i dhëmbëve me brushë të thatë zvogëlon formimin e pllakave për 60 për qind dhe përgjysmon rrezikun nga gjakderdhja në mishin e dhëmbëve. Përdoreni një brushë të thatë ose të ashtuquajturin Miswak (brushë nga pema e përdorur nga muslimanët), të butë për të pastruar dhëmbët ndërsa tek më pas pastroni me ujë dhe pastë dhëmbësh.

Asnjëherë mos e kaloni mëngjesin
Një studim në të cilin kanë marrë pjesë më shumë se 2.000 persona të cilët kanë humbur deri në 30 kilogramë dhe nuk kanë shtuar peshë të paktën në 5 vjetët e ardhshme kanë treguar se të paktën 78 për qind e hanë mëngjesin çdo ditë.

Hani më shumë pasta
Dy deri në katër shujta me sos nga domatet në javë mund ta zvogëlojnë rrezikun e kancerit të prostatës deri në 34 për qind.

Dekorojeni pjatën
Një studim 14 vjeçar ka treguar se meshkujt të cilët hanë më shumë pemë dhe perime ulin për 70 për qind rrezikun për t’u prekur nga kanceri i traktit digjestiv. Në mënyrë që ta rrisni përmbajtjen e “zarzavateve” asnjëherë mos e hani një shujtë e cila nuk përmban pemë apo perime. (Pomfriti nuk llogaritet).

Ruajeni jetën intime me boronica
Ato përmbajnë përbërësit që përmirësojnë qarkullimin dhe janë përplot me fibra të dobishme për arteriet. Hani boronica të freskëta ose të ngrira të paktën tri herë në javë.

Ndihmoni
Meshkujt të cilët merren me punë vullnetare të paktën një herë në javë kanë rrezik gati përgjysmë më pak, në krahasim me ata që nuk bëjnë diçka të tillë.

Hani pica me petë të hollë
Pica me petë të hollë mund të ketë gati tri herë më pak kalori në krahasim me ato të trashat. Largojeni edhe pak kaçkavall për të ulur edhe më shumë përmbajtjen e kalorive.

Anashkalojeni një filxhan të dytë kafeje
Kafeina e dy filaxhanave me kafe përshpejton punën e zemrës për 16 rrahje në minutë.

Ruajeni martesën
Martesa e palumtur rrit mundësitë e zhvillimit të ndonjë sëmundje kronike për 35 për qind dhe zvogëlon jetëgjatësinë për 4 vjet.

Ushtrimet largojnë depresionin
Pas 40 minutash ushtrime stresi largohet. Për më tepër studimet kanë treguar se aktiviteti i rregullt fizik mund të jetë efikas sa edhe ilaqet kundër depresionit.

Bëni gjumë më të mirë me vishnje
Vishnjat dhe lëngu i vishnjat janë përplot me megatonin, një nga faktorët më të rëndësishëm për gjumë të mirë.

Ngriheni pak më lartë retrovizorin
Në mënyrë që të mos rehatoheni përgjatë vozitjeve në rrugë të gjata e për këtë arsye të keni dhimbje në pjesën e poshtme të shpinës, ngriheni pak retrovizorin, në mënyrë që sa herë që të keni nevojë të shikoni në të duhet që të ngriheni pak. Shpina juaj do të jetë falënderuese.

Merrni vitamin E dhe aspirin cdo ditë
Hulumtuesit kanë zbuluar se kombinimi i antioksidantit dhe holluesit të gjakur mund të zvogëlojnë pllakën arteriale për 80 përqind. Një trajtim i tillë mund të parandalojë aterosklerozën madje edhe nëse nuk ulet niveli i juaj i kolesterolit.

Hani banane
Kalijumin të cilin e përmban ky frut ul rrezikun e shtypjes së gjakut. Një banane në ditë është e mjaftueshme.  

No comments :

Post a Comment