facebookgoogle plusrss feedmesazh

Interpretim i ëndrave AI

Interpretim i ëndrave AI
Ëndra jote ka mesazh

11 March 2014

Fruti ideal kundër plakjes

Është një nga frutat më të pasur me vitaminë C, si dhe është një ushqim i mirë kundër plakjes, falë antioksidantëve që përmban, duke u cilësuar edhe është frut ideal pë dietën. Është një nga frutat më të pasur me vitaminë C, si dhe është një ushqim i mirë kundër plakjes, falë antioksidantëve që përmban, duke u cilësuar edhe është frut ideal pë dietën.

Njihet si fruti simbol i Zelandës së Re, dhe bëhet fjalë për kivin. Kivi përmban vitaminën C dhe vitaminën E, duke garantuar kështu një mbrojtje shumë të mirë kundër plakjes por edhe për të luftuar simptomat e ftohjes. Në 100 gramë kivi gjenden 40 kalori, ose thënë ndryshe është një frut ideal për t’u ngrënë mes vakteve.

Gjithashtu kivi përmban edhe magnez, i cili luan rol kyç për të rregulluar metabolizmin, si dhe potas i cili ndihmon për rregullimin e presionit të gjakut, dhe bën që të funksionojnë më mirë muskujt. Rekomandohet gjithashtu që të konsumohet nga gratë shtatzënë, duke qenë tejet i pasur me acid folik, është një zgjidhje ideale për nënat e ardhshme.

Burimi: AlbPress

No comments :

Post a Comment