facebookgoogle plusrss feedmesazh

Interpretim i ëndrave AI

Interpretim i ëndrave AI
Ëndra jote ka mesazh

11 March 2014

Portokaj dhe banane kundër leukemisë

Konsumim i vazhdueshëm i bananeve dhe portokajve ul rrezikun e zhvillimit të leukemisë, bëjnë të ditur shkencëtarët amerikanë.
Hulumtimet e realizuara kohë më parë kanë treguar se fëmijët të cilët kishin përdorë portokall, lëng të portokallit ose banane, nga katër deri në gjashtë herë në javë në dy vitet e para të jetës, ishin 50 për qind më pak të rrezikuar të preken nga leukemia.

Shkencëtarët shtojnë se ka nevojë për studime shtesë për të vërtetuar mënyrën se si këto pengojnë zhvillimin e këtij lloji të kancerit.

Një shpjegim mund të jenë vitaminat përbërëse të këtyre frutave, dhe veçanërisht vitamina C, që është një mbrojtës i dëmtimeve të ADN-së.

Bananet po ashtu janë të pasura me kalium, që është dëshmuar se stabilizon ADN-në dhe ul rrezikun e zhvillimit të mutacioneve.

Burimi: YllPress

No comments :

Post a Comment