facebookgoogle plusrss feedmesazh

16 March 2014

Ja telefoni që spiunon përdoruesin e vet

Së fundmi janë zbuluar një sërë rastesh që tregojnë se NSA po na përgjon. Kjo ka bërë që shumë kompani të përqendrohen në krijimin e telefonave inteligjentë që ofrojnë siguri dhe janë anti-përgjues. Përmendim këtu telefoni Black Phone të kompanisë Silent Circle dhe platformën e tij PrivatOS, e cila ofron shtim të sigurisë nëpërmjet një sërë programesh.
Apo telefoni BlackBerry i Angela Merkel, që kushton gati 3 mijë dollar. Dhe ky është vetëm fillimi.
Por, ndryshe nga këto kompani të cilët kanë kthyer vëmendjen e tyre në krijimin e telefonave anti-përgjues, mSpy, kompania e cila krijon programe për të gjurmuar telefonat inteligjentë, po bën të kundërtën. Ajo do të bëjë që telefonat të spiunojnë përdoruesin e tyre.

Duke filluar që sot, kompania mSpy do të shesë telefona inteligjentë si HTC One, Nexus 5, Samsung Galaxy S4 dhe iPhone 5S me programin e tyre gjurmues që është i instaluar në telefon. Abonimi për një vit kushton 199 dollarë dhe shërbimi ofron regjistrim të gjithë aktiviteteve të bëra nga përdoruesi si telefonatat, mesazhet elektronike, mesazhet tekst, fotot, ndryshimet e vendndodhjes, etj. Të dhënat e ruajtura mund të shikohen në internet.

Burimi: AlbNews

No comments :

Post a Comment