facebookgoogle plusrss feedmesazh

Interpretim i ëndrave AI

Interpretim i ëndrave AI
Ëndra jote ka mesazh

16 March 2014

Përditësimi i WhatsApp për Windows Phone do të vijë me disa veçori interesante

Sipas disa informacioneve që qarkullojnë kohët e fundit, një përditësim i ardhshëm për versionin e Windows Phone të WhatsApp do të sjellë disa veçori të reja.
Sfonde që mund të ndryshohen dhe njoftime për kontakte të ndryshme, kontroll të përmirësuar të privatësisë, dhe mundësinë për të përzgjedhur tinguj të ndryshëm janë disa nga veçoritë e reja të shumta të cilat do ti ketë version më i ri në Windows Phone i shërbimit të sapo blerë nga Facebook, WhatsApp.

Një gjallërim i dukshëm i aplikacionit të WhatsApp është edhe veçoria për të përzgjedhur sfonde të ndryshme. Kjo do ti lejojë përdoruesit të përzgjedhin një sfond që dëshirojnë për kategoritë e ndryshme të bisedave të aplikacionit.

Përdoruesit e WhatsApp në pajisjet Windows Phone, kanë shumë mundësi të kenë 41 imazhe të pre-instaluara dhe të vendosin vetë këto sfonde për bisedat individuale dhe bisedat në grupe. Për më tepër, ata po ashtu mund të kapin imazhe të reja ose të kërkojnë në galerinë e tyre për një imazh dhe ta aplikojnë si sfond në chat.

Një tjetër veçori fantastike – mundësia për të përzgjedhur tingujt e njoftimeve – vjen në WhatsApp Beta gjithashtu. Kjo i lejon përdoruesit të përzgjedhin për tingujt të ndryshëm njoftimesh, për bisedat individuale dhe në grup.

Nuk dihet akoma nëse është e mundur të aplikohet një tingull i veçantë për një kontakt të veçantë. Gjithsesi, nuk dihet se kur këto veçori në Beta dhe përmirësimet në pamje do të vijnë në versionin zyrtar të aplikacionit WhatsApp. (PCWorld Albanian)

No comments :

Post a Comment