facebookgoogle plusrss feedmesazh

Interpretim i ëndrave AI

Interpretim i ëndrave AI
Ëndra jote ka mesazh

09 March 2014

Lë gruan miliardere, nuk i pëlqente jeta si pasanik

Thonë se sa më shumë, aq më mirë, por nuk mendon kështu ky burrë, që ka vendosur që të divorcohet nga gruaja e tij, sipërmarrësja më e pasur në Britani.
Sipas Daily Mail, ish- mësuesi i matematikës, Tony Hawken, 57 vjeç, do divorcohet nga Xiu Li, 51 vjeç, për shkak se thotë se i ka ardhur në majë të hundës jeta si pasanik.

Çifti arriti që të katapultohet në botën e superpasanikëve, pas idesë së Li për të ndërtuar qendra tregtare në ato që dikur ishin strehat për mbrojtjen kundër sulmeve ajrore në Kinë.
Ata braktisën shtëpinë e tyre dhe blenë një vilë për 1.5 milionë sterlina.

Li, që tani mendohet se ka një pasuri prej 1.2 miliardë dollarë, menjëherë nisi që të shijonte jetën si pasanike, duke pirë verë 900 sterlina një shishe. Ajo bleu edhe një jaht luksoz.
Megjithatë, i shoqi pëlqente gjithmonë të hante në një lokal të thjeshtë.
Pavarësisht pasurisë, ai blinte libra në dyqanet e bamirësisë dhe kurrë nuk veshi rroba të stilistëve.

Tani me ndarjen, Hawken do të marrë vetëm 1 milion sterlina, por thotë se kaq i mjafton.
Çifti kishte 21 vjet i martuar dhe kanë një djalë 17 vjeç.

Burimi: InfoGlobi

No comments :

Post a Comment