facebookgoogle plusrss feedmesazh

Interpretim i ëndrave AI

Interpretim i ëndrave AI
Ëndra jote ka mesazh

09 March 2014

Lorik Cana do të martohet me Monikën

Kapiteni i Kombëtares shqiptare, Lorik Cana, thotë se do t’i japë fund beqarisë. Dasma është planifikuar të bëhet në muajin qershor dhe këtë gjë e ka konfirmuar edhe i ati i Lorikut, Agim Cana, në një intervistë dhënë për mediat italiane.

Ndërsa mes shumë batutash e ka pranuar edhe vetë Loriku. Muaj më herët, duke folur për mediat atje, Loriku e ka bërë të ditur se është përshtatur shumë mirë me realitetin e kryeqytetit italian edhe falë njohjes me Monikën.

“Me Monikën jemi njohur prej më shumë se dy vitesh. Ajo është studente për Arkitekturë. Unë e dua shumë, jemi vërtet mirë së bashku. Asnjëherë nuk mund ta dish të ardhmen e një marrëdhënieje, por shpresojmë që lidhja jonë të vazhdojë në mënyrën më të mirë. Ajo është një vajzë spontane dhe përpiqet të përshtatet me rutinën time të futbollit. Është e vetëdijshme për nevojat e mia dhe më mbështet fort. Me kalimin e kohës të duhet të mendosh edhe për krijimin e familjes tënde. Futbollistët janë shumë të zënë në fakt, ndaj nuk mund t’i gëzojnë sa duhet avantazhet që të jep jeta. Personalisht jam i përkushtuar për të ndërtuar një të ardhme të mirë, por kurrë nuk do ta harroj dashurinë e familjes, e cila më qëndron shumë afër. Unë u rrita me gjyshen time, e cila më mësoi të gatuaj shumë gjëra. Kam qenë shumë i shëndetshëm fëmijë. I dua shumë pjatat tradicionale që gatuhen në Kosovë. Ne kemi punuar si një ekip në familje, ndaj edhe kemi bërë përpara”, ka theksuar më tej Loriku.

I pyetur gjatë konferencës për shtyp vetëm pak ditë më parë nëse do të ndjekë shembullin e ish-kapitenëve Altin Lala dhe Erion Bogdani, të cilët po ashtu janë të martuar me italiane, Cana është përgjigjur:

”Nuk bën mirë me prish rregullin, apo jo? Jam drejt asaj rruge dhe shpresoj të jem aq i lumtur me të dashurën time, sikundër janë edhe ata”, është shprehur ai.

Burimi: ShqipMedia

No comments :

Post a Comment