facebookgoogle plusrss feedmesazh

Interpretim i ëndrave AI

Interpretim i ëndrave AI
Ëndra jote ka mesazh

07 March 2014

Me çaj jeshil me peshë ideale

Doktori Oz, të cilit i beson tërë Amerika, por edhe shumë shikues të emisionit të tij në vene të ndryshme të botës, shumë herë ka përmendur fuqinë dhe karakteristikat e dobishme të çajit jeshil, sidomos për pastrim të organizmit dhe mirëmbajtje të vitalitetit.
Për këtë arsye nuk është e çuditshme që mu çaji jeshil është bazë e pijes magjike për humbje të peshës, të cilën e ka shpikur ky mjek i popullarizuar.
Përbërësit: 1 litër ujë, 5 qeska të çajit jeshil, 1 portokall, 1 trokall, 1 grusht me mentë të freskët.
Përgatitja: Në një litër me ujë të valë i shtoni pesë qeska të çajit jeshil. I lini ashtu për rreth 3 minuta, e më pas e lini që të ftohet. Një portokall e preni në feta. Për pijë përdorni portokall të paspërkatur në mënyrë që ta përdorni pa e qëruar, ose në të kundërtën qërojeni, por gjithsesi mos ia hiqni pjesën e bardhë të lëvores. 

Në një kavanoz të madh ose në një shtambë me kapak e qitni çajin jeshil e më pas i shtoni fetat e portokallit dhe mentës. E mbyllni në kavanoz dhe e lini që të qëndrojë gjatë natës, ne mënyrë që të bashkohen mirë përbërësit. Gjysmë litri është sasia e mjaftueshme për një person gjatë ditës së ardhshme. Dr. Oz rekomandon një filxhan me këtë pije para secilës shujtë dhe premton luftë të fituar kundër kilogramëve.

Burimi: RTV21

No comments :

Post a Comment