facebookgoogle plusrss feedmesazh

Interpretim i ëndrave AI

Interpretim i ëndrave AI
Ëndra jote ka mesazh

07 March 2014

Facebook prezanton dizajnin e ri të furnizuesit të lajmeve

Që prej ditës së enjte Facebook ka vënë në dispozicion për përdoruesit dizajnin e ri të furnizuesit të lajmeve. Dizajni i ri përfshin ndryshime të shkrimit dhe zmadhimin e fotove të cilat tashmë shtrihen pothuajse në gjithë gjerësinë e furnizuesit të lajmeve.
Megjithatë, në përgjithësi mund të themi se ndryshimet janë shumë të vogla krahasuar me premtimet e Facebook-ut para një viti kur prezantoi dhe ridizajnimin madhor të faqes kryesore.

Ato ndryshime të propozuara nuk u aplikuan asnjëherë, me përjashtim të disa profileve të caktuara, por si përfundim u braktisën. Përsa i përket përditësimit të prezantuar ditën e enjte, menaxheri i produktit është shprehur se për t’a realizuar janë marrë në konsideratë sugjerimet e përdoruesve gjatë vitit të kaluar.

Në këtë ridizajnim përfshihen edhe disa ndryshime të tjera vogla, si për shembull shtimi i butonave të mëdhenj në seksionin “persona që mund të njihni” dhe ndryshimi minimal i ikonave në pjesën e sipërme ku ndodhen “përditëso statusin” dhe “shto foto/video”. Është e rëndësishme të theksohet se dizajni i ri nuk do të ketë impakt mbi mënyrën e shfaqjes së përmbajtjes apo reklamave. Përmasat e fotove të reklamave dhe të përmbajtjeve organike (pa pagesë) do të jenë të njejta.

Lidhur me këto ndryshime, një përfaqësues i kompanisë është shprehur: “Duam të qartësojmë se ky përditësim nuk do të ndikojë në specifikimet e reklamave, performancën e tyre apo optimizimin. Këto ndryshime janë thjesht vizuale dhe nuk kanë impakt mbi përmbajtjen që shfaqet ndaj përdoruesve apo mbi mënyrën e renditjes së saj në furnizuesin e lajmeve”. Dizajni i ri do të jetë i disponueshëm për të gjithë përdoruesit në javët në vazhdim. (PCWorld Albanian)

No comments :

Post a Comment