facebookgoogle plusrss feedmesazh

Interpretim i ëndrave AI

Interpretim i ëndrave AI
Ëndra jote ka mesazh

19 March 2014

Më shumë fruta dhe më pak cigare

Ushqimi i pasur me fruta dhe perime mbron nga zhvillimi i kancerit të mushkërive, tregojnë studimet amerikane.

Studiuesit kanë analizuar efektin e ushqimit me prejardhje bimore në mbrojtjen nga kanceri. 

Sipas autorëve të studimit, efekti pozitiv i këtij lloj ushqimi në mbrojtjen nga kanceri vjen si rezultat i fitoestrogjeneve, përbërës të pranishëm në sojë, fara, karota, spinaq, brokoli dhe frutat dhe perimet tjera.

Këto përbërës mbrojnë nga zhvillimi i disa llojeve të kancereve, por studimi në fjalë është fokusuar pikërisht në kancerin e mushkërive.

Rezultatet kanë treguar se efekti i fitoestrogjeneve është më i shprehur te personat që nuk pinë duhan. Efekti është i shprehur edhe te peronat që pinë duhan vazhdimisht por, për arsye të panjohura, efekti është më i ulët te personat të cilët sapo kanë ndërprerë pirjen e duhanit.

Sidoqoftë, pirja e duhanit vazhdon të jetë shkaktari kryesor i kancerit të mushkërive, me duhanpirësit që janë 20 deri në 30 herë më të prirë për të zhvilluar këtë sëmundje vdekjeprurëse.
Burimi: YllPress

No comments :

Post a Comment