facebookgoogle plusrss feedmesazh

15 March 2014

Peshku robot (VIDEO)

Instituti i Teknologjisë Massachusetts ka zbuluar një peshk robot që pretendon se mund të ndryshojë drejtimin e vet pothuajse aq shpejtë sa një peshk i vërtetë.
Peshku ose “roboti autonom i butë”, siç u përshkrua nga MIT – mund të përformojë manovra të lëvizjes nëpërmjet konvulsioneve të shpejta të trupit të tij, i fuqizuar me dioksid karboni i cili lirohet nga një kuti në barkun e tij.

Studenti i diplomuar Andrew Marchese, ndërtoi peshkun duke përdorur teknologjinë 3D të shtypjes, për të krijuar një myk, i cili më pas është përdorur për të bërë trupin e peshkut në gomë silikoni.Peshku mund të ekzekutojë 20 deri në 30 manovra para lëshimit të karburantit.
“Peshku është projektuar për të shqyrtuar aftësitë e përformancës, jo operacion afat-gjatë”, tha Marchese në njoftimin e hulumtimit. Hapat e ardhshëm për hulumtimet e ardhshme janë duke u bërë në atë sistem dhe në ndërtimin e diçka që është e kompromentuar në performancë më pak, por që rritë jetëgjatësinë”.

Kjo do të përfshijë kalimin nga dioksidi i karbonit në një sistem pompues të ujit, sistem që do të mund ta mbante peshkun në not për rreth 30 minuta kohë. Një paisje e tillë eventualisht do të mund të përdoret për të studiuar peshqit e vërtetë kur janë në ujë dhe për të studiuar sjelljen e tyre të egër.

Ndiqni videon më poshtë:



Burimi: InfoShqip

No comments :

Post a Comment