facebookgoogle plusrss feedmesazh

13 March 2014

Raportim: iOS 8 do të vijë me një ridizajnim rrënjësor të Apple Maps

Apple pritet të riformulojë aplikacionin e hartave për iOS 8 kur të lançojë versionin më të fundit të sistemit operativ siç është raportuar se do të ndodhë në fund të këtij viti. Kjo lëvizje mund të ishte një përpjekje për të konkurruar më denjësisht kundër Google Maps, për t’u shndërruar kështu një platformë superiore e hartave.

Apple po punon intensivisht për ridizajnimin e pjesës më të madhe të aplikacionit duke shtuar udhëzimet mbi transportin publik si dhe duke shtuar gjithashtu pika të rëndësishme interesi si aerporte, autostrada etj. Ky raportim vjen nga 9to5Mac.

Maps në iOS 8, aplikacion i cili thuhet se mban emrin e koduar Okemo, sipas një rezorti skish në Vermont, do të përfshijë edhe të dhëna të marra nga blerjet e fundit të Apple, BroadMap, Embark dhe HopStop.

Në vitin 2012, Apple e zëvendësoi aplikacionin ekzistues të Google Maps me një softuer të ri hartash pas lançimit të iOS 6. Shumë pak kohë pas lançimit, Apple Maps, aplikacioni i ri, u kritikua në maksimum për gabime në dhënien e udhëzimeve, navigacionit të dobët si dhe shfaqjes me probleme të imazheve 3D të monumenteve të rëndësishme kombëtare, siç ishte për shembull Kulla Eifel. Për të mos përmendur më pas rrugët gjysmake apo pamjet satelitore që dukeshin të turbullta.

Kur u rilançua Google Maps për iOS disa muaj më vonë, shumë përdorues e kthyen në aplikacionin e parapëlqyer të shërbimeve të hartave në iPhone. Por, që prej asaj kohe, Apple ka bërë ndryshime drastike në platformë si dhe e ka përmirësuar ndjeshëm atë.

Përveç ndryshimeve që raportohen se do të jenë pjesë e Apple Maps në iOS 8, pritet të ketë edhe një veçori tjetër që lidhet me fitness-in. Siç qarkullojnë disa thashetheme lidhur me iPhone-in e ardhshëm, smartfoni do të ketë sensorë inteligjentë që do të ndjekin lëvizjet e trupit dhe gjendjen shëndetësore. Ndërkohë, ato do të shoqërohen edhe më një aplikacion i cili do të monitorojë statistikat e fitness-it, si për shembull metrat e përshkruar apo kaloritë e djegura, si dhe do të vëzhgojë presionin e gjakut, rrahjet e zemrës apo nivelin e sheqerit. Karakteristika të tjera që raportohet se do te shtohen në iOS 8 kanë të bëjnë me realitetin e shtuar. 
(PCWorld Albanian)

No comments :

Post a Comment