facebookgoogle plusrss feedmesazh

13 March 2014

Instagram ridizenjon aplikacionin për Android

Instagram ka lançuar një version të ri, versionin 5.1 të aplikacionit të tij në Google Play që ditën e djeshme, me një ridizenjim që pritet ta bëjë më të shpejtë e më të lehtë për telefonin tuaj. Profili i çdo përdoruesit të Instagram në Android pritet të hapet për thuajse gjysmën e kohës së mëparshme, sipas postimit të Instagram në blogun zyrtar të tyre.
E madje, e gjithë sasia e memories që zë tashmë aplikacioni, është thuajse sa gjysma e memories që kishte më parë.

Aplikacioni ka marrë një pamje tjetër, me “pamje vizuale më të thjeshtëzuara” duke ofruar një eksperiencë që e bën më të lehtë për përdoruesit që të qasen drejt Instagram-it. Në pamje të përgjithshme, duket si një ndërfaqe grafike e thjeshtë, duke ndjekur motivet e përgjithshme të ndërfaqes së Android e gjithashtu duke ndjekur ndryshimet që OEM po i bën softuerit të tyre.

Ridizenjimi duket se nuk është thjeshtë për të bërë gjërat të duken bukur dhe për të punuar më shpejt. Qëllimi i tij është që gjithashtu ta bëjë Instagram më të aksesueshëm dhe më të këndshëm për t’u përdorur nga një rang i gjerë pajisjesh që punojnë me Android, përfshirë dhe ato të vjetrat. Normalisht që nuk mbeten jashtë vëmendjes edhe smartfonët me ekrane të mëdha si phalbet dhe pamja e Instagram duket se optimizohet për secilën pajisje.

 (PCWorld Albanian)


No comments :

Post a Comment