facebookgoogle plusrss feedmesazh

Interpretim i ëndrave AI

Interpretim i ëndrave AI
Ëndra jote ka mesazh

03 March 2014

Risitë nga WhatsApp

WhatsApp bëri të ditur se do të shtojë thirrjet telefonike gjatë këtij viti, duke e bërë këtë aplikacion që të garojë me Viber.

Mjaft pyetje janë bërë prej kohës kur WhatsApp u ble nga Facebook, dhe tani e kemi përgjigjen: thirrjet me zë.

WhatsApp deklaroi se do të shtojë shërbimin e thirrjeve në iOS dhe Android gjatë këtij viti.

Kurse më vonë, ky shërbim i ri do të bëhet i mundshëm edhe për celularët Nokia dhe Blackberry.

WhatsApp gjithashtu siguroi një informatë të saktë rreth numrit të përdoruesve, që i bie të jenë 465 milionë përdorues aktiv mujor dhe 330 milionë përdorues të përditshëm.

Kjo është 15 milion më shumë që nga blerja nga Facebook. WhatsApp është rritur tashmë me një popullaritet mbresëlënës, kurse shtimi i thirrjeve zanore duhet të ndikojë që të rritet edhe më shumë.

Burimi: ShqipMedia

No comments :

Post a Comment