facebookgoogle plusrss feedmesazh

Interpretim i ëndrave AI

Interpretim i ëndrave AI
Ëndra jote ka mesazh

10 March 2014

Së shpejti në Londër do të testohet një sistem i mençur për kalimin e këmbësorëve

Teknologjia për makinat që mundëson identifikimin e këmbësorëve ka qenë në zhvillim e sipër prej kohësh, por qyteti i Londrës dëshiron t’i sigurojë njerëzit akoma më tepër duke pajisur rrugët e kalimit me disa pajisje të caktuara dhe sensorë. Sapo është njoftuar se së shpejti në këtë qytet do të testohet një sistem i mençur kalimi, i cili nuk është përdorur më parë në asnjë vend tjetër.

Funksionimi i këtij sistemi do të mundësohet nga vendosja e kamerave tek semaforët për të dalluar nëse numri i këmbësorëve është i madh ose jo. Në rast se po, atëherë sinjalet do të përshtaten automatikisht në mënyrë të tillë që grupet e mëdha të njerëzve të kenë më tepër kohë për të kaluar rrugën. Në një të ardhme mund të realizohet edhe e anasjellta. Agjencia e transportit të qytetit ka në plan të përshtasë këtë sistem në mënyrë të tillë që dritat të ndryshohen më shpejt në rast se çdokush ka arritur i sigurt në anën tjetër të rrugës.

Ky sistem nuk është i panjohur duke qenë se është frymëzuar nga sistemi SCOOT (Split Cycle Offset Optimisation Technique) në Londër që mundëson ndryshimin e sinjaleve të semaforit në bazë të fluksit të trafikut. Ndryshe nga sistemi SCOOT, i cili është aktivizuar në 3000 vendndodhje, sistemi në fjalë është ende në fazat e para. Në fakt, si fillim ky sistem do të vendoset gjatë kësaj vere jashtë stacioneve Balham dhe Tooting Bec dhe në qoftë se testimi rezulton i suksesshëm, do të përhapet edhe në vendndodhje të tjera. Duke marrë parasysh se sa shumë aksidente këmbësorësh ndodhin (në SHBA gjatë vitit 2010 janë aksidentuar 4280 këmbësorë), shpresojmë që ky sistem të vendoset edhe në shtete të tjera. (PCWorld Albanian)

No comments :

Post a Comment