facebookgoogle plusrss feedmesazh

Interpretim i ëndrave AI

Interpretim i ëndrave AI
Ëndra jote ka mesazh

10 March 2014

Fujitsu po punon për teknologjinë e skanimit të pëllëmbës së dorës

Edhe pse kohët e fundit po dalin gjithnjë e më shumë pajisje që kanë skaner të shenjave të gishtërinjve, Fujitsu po zgjerohet pak më shumë se thjesht aq. Kompania japoneze beson se sistemet e skanimit të pëllëmbës së dorës janë akoma më të sigurta dhe po punon prej disa vitesh tashmë për këtë teknologji.
Sistemi i ri që po zhvillohet nga Fujitsu është i bazuar në skanimin e venave në pjesën e pëllëmbës së dorës, duke e bërë si një nga metodat më të sigurta sesa ato konvencionale të momentit. Kjo teknologji e re mund të implementohet në laptopët e ardhshëm të Fujitsu, sidomos në modelet e ardhshme me qëllim kryesor përdorimin nga bizneset.

Disa modele janë tashmë të disponueshëm, por vetëm për testime. Ato kanë një sensor të ngjashëm me sensorët ekzistues të gishtërinjve që tashmë Fujitsu ka në laptopët e tij. Sensori është i vendosur në vendin e zakonshëm, pranë cepit të djathtë poshtë laptopit.

Përdorimi është i thjeshtë, mjafton thjesht mbajtja e dorës disa centimetra mbi sensor dhe pajisja shpejt e skanon dorën dhe strukturën unike të venave të dorës së përdoruesit. Nëse sensori llogarit dhe gjen autenticitetin pas skanimit të pëllëmbës, atëherë laptopi është i lirë për t'u përdorur.

Sigurisht që mbetet shqetësim që nëse dikush ka dëshirë të vjedhë një llogari në eBay ose Amazon, dhe vjen me një "shpatë" e pret dorën e pronarit të laptopit. Por natyra dhe Fujitsu mesa duket punojnë mirë së bashku. Sensori punon vetëm nëse ndjen që ende po rrjedh gjak në venat dhe enët e gjakut të përdoruesit gjatë skanimit. Testimet e kësaj teknologjie kanë qenë me sukses e jo vetëm nga vetë Fujitsu, por edhe nga skuadra të ndryshme zhvilluesish.

Burimi: PCWorld Albanian

No comments :

Post a Comment