Diamanti blu, më i madhi që ka ekzistuar ndonjëherë do të dalë në shitje me një çmim fillestarë prej të paktën 22 milion dollarë. Shtëpia e ankadeve Christie’s do ta nxjerrë në ankand gjatë ditës së mërkurë.
I mbiquajtur “The Blue”, ky gur 13.22 karat është më i madhi që në gjithë botën dhe përllogaritet të vlejë rreth 22 deri në 26 milion dollarë.
Ky gur i çmuar konsiderohet tepër i veçantë dhe kap një vlerë të tillë marramëndëse pasi në 35 vitet e fundit është i vetmi i një madhësie të tillë. Aktualisht ekzistojnë vetëm 5 diamandë blu që variojnë nga 10 deri në 11 karat.
No comments :
Post a Comment