facebookgoogle plusrss feedmesazh

14 May 2014

Rreziku nga kanceri, mjafton vetëm 30 minuta përdorim të telefonit

Rreziku nga kanceri, mjafton vetëm 30 minuta qëndrimi në telefon. Qëndrimi për rreth gjysmë ore me telefon në dorë, rrit riskun për tu prekur nga tumoret.

Alarmi është dhënë nga studimet më të fundit të Universitetit të Bordeaux, i cili thekson se përdorimi i shpeshtë i telefonit mund të shkaktojë dëme cerebrale të pjesshme.
Ndërkohë, nëse rrini 15 orë në muaj, duke përdorur telefonin, kjo është sjellje tepër e rrezikshme për trurin.

Abuzimi me celularët- Njësia e Studimeve Epidemiologjike pranë këtij universiteti ka bazuar studimin e saj, duke marrë në analizë njerëzit që qëndronin për një kohë të gjatë me telefon në dorë, dhe duke e përdorur atë.

Nga studimi u arrit në përfundimin se gjysmë ore bisedë telefonike çdo ditë, do të dyfishtë rrezikun e shfaqjes së kancerit në tru.

Burimi: BotaSot

No comments :

Post a Comment