Një shqiptare arrin të renditet e para në Kampionatin Botëror të Picës që është zhvilluar në Itali para pak një muaji në qytetin e Parmas. Zonja Antoneta Hajmeli është shpallur kampione përballë 630 konkurrentëve nga 33 vende të ndryshme të botës.
Hajmeli punon si picajole në qytetin e Goitos në Itali dhe ka përfaqësuar në këtë kampionat vendin e saj të origjinës, pra Shqipërinë, siç është shkruar edhe në diplomën e shpërndarë bashkë me troveun e evenimentit.
Antoneta Hajmeli ka emigruar në Itali dhe jeton prej 14 vitesh në provincën e Mantovës në rajonin e Lombardisë.
No comments :
Post a Comment