facebookgoogle plusrss feedmesazh

15 May 2014

Frikësohet Rita Ora, fansi i fiksuar tentoi ta vrasë!

23 vjeçarja ka treguar jo rallë herë se ajo i dashuron fansat e saj, të cilët i quan Rita-bots, por ajo ndonjëherë ndjen se ata presin shumë prej saj, e thotë se nuk ndihet e sigurtë kur ata bëhen agresivë. “Eshtë mirë që të jem e pranuar nga Rita-bots dhe gjithmonë jam e sinqerët me ta. Por, ishte një person në New York që më frikësoi”.
“Ai po më ndiqte gjithandej. Unë nuk kam pasur idenë se si ka arritur ai në ato vende ku unë shkoja, por ai gjithmonë arrinte dhe kërkonte fotografi”. “Por, një ditë kamera e tij ra në tokë teksa po binte shi dhe unë nuk e kam parë kurë ndonjëherë dikë duke u bërë aq agresiv. 

Kjo është e çuditshme – ju i jepni njerëzve atë që ata dëshirojnë dhe ata shkojnë aq larg, duan t’iu vrasin”, ka deklaruar Rita. Rita pranon se edhe pse ajo ndihet e rrezikuar nga fansat, është ende në gjendje që të jetë vetvetja në intervista dhe nuk ndjen se duhet t’i mbajë gjërat në privatësi. 

Burimi: FishMedia

No comments :

Post a Comment