Teksa ajo po përpiqej të kthehej majtas në një kryqëzim, një tjetër makinë po vinte në drejtimin e kundërt, por…
Kim Kardashian u ka shpëtuar dëmeve të rënda, pas përfshirjes në një aksident me makinë. Besohet se ajo ka qenë duke i dhënë Mercedesit “G Wagon” të saj, kur ka ndodhur përplasja, sot në afërsi të “Beverly Hills Hotel” në Los Angeles.
E ëma e North West është dukur e tronditur, por s’ka pësuar dëme fizike për shkak të këtij incidenti, fatmirësisht jo fort të rëndë. Dëshmitarë kanë treguar episodin, duke thënë se në momentin kur Kim po përpiqej të kthehej majtas në një kryqëzim, një tjetër makinë po vinte në drejtimin e kundërt, me sinjalin e krahut të djathtë ndezur.
Ja që shoferi i atij mjeti nuk mori kthesë, por vazhdoi drejt, duke goditur makinën luksoze të Kim-it, me vlerë 140 mijë dollarë. Nuk dihet nëse ylli i “reality-show”-ve ishte me tjetërkënd në makinë.
Burimi: AlbNews
No comments :
Post a Comment