U përpoq të grabiste bankën, por gjeti vdekjen si pasojë e një infarkti. Ky është fati i keq i një grabitësi 37-vjeçar italian që tentoi të grabiste filialin e një banke në qytetin e Barit.
Sipas policisë italiane dhe pamjeve filmike të siguruara nga kamerat mbikqyrëse, grabitësi i veshur me një kapele në kokë dhe një palë syze të errta për të mos u identifikuar, ka hyrë në bankë me një kaçavidë në dorë dhe një objekt tjetër, të cilin ua prezantoi punonjësve dhe klientëve të bankës si bombë.
Menjëherë është drejtuar për në arkë. Por punonjësja e arkës ka reaguar duke e shtyrë. Në ndihmë të punonjëses ka ndërhyrë edhe një klient. Grabitësi është plasur në tokë, ndërsa dëshmitarët njoftuan policinë.
Kur mbërritën atje, forcat e policisë i kërkuan 37-vjeçarit që të ngrihej. Kur panë që ai s’po reagonte lajmëruan ambulancën, por më kot. Grabitësi kishte gjetur vdekjen si pasojë e arrestit kardiak.
Më vonë u mësua edhe identiteti i viktimës, Luigi Abatantuono, baba i tre fëmijëve.
No comments :
Post a Comment