facebookgoogle plusrss feedmesazh

14 March 2014

Ja pse nuk duhet të flini me telefona afër!

Shumë njerëz do të bënin gjumë më të mirë, nëse dhoma ku flemë do të ishte e lirë nga telefonat mobil dhe pajisjet tjera elektronike.
Herën tjetër kur nuk mund të bëni gjumë, truri juaj mendon për listën që do të bëni nesër, si shopingu, takimet e së nesërmes, dhe nëse e keni mbyllur ose jo derën tuaj.
Mirëpo zgjidhja është e thjeshte, largojeni telefonin tuaj mobil nga shtrati ku ju bëni gjumin dhe po ashtu mbajeni atë jashtë dhomës së fjetjes.
Tetë nga dhjetë prej nesh i mbajnë telefonat dhezur gjatë natës, kjo sipas Ofcom, dhe gati gjysma prej nesh i përdorin telefonat si një orë alarm për zgjuarje, ka gjetur studimi.

Mirëpo, ekspertet janë të shqetësuar për efektin që kjo ka. Së paku na bën hipervigjilentë, kështu që gjumi ynë ka mundësi më shumë që të shqetësohet dhe ne përfundojmë duke mos marr gjumë të mjaftueshëm që na nevojitet.

Kjo gjithashtu mund të sjell insomninë (sëmundje e gjumit) dhe të tjera probleme më gjumin.
Shumë njerëz do të bënin gjumë më të mirë, nëse dhoma ku flemë do të ishte e lirë nga telefonat mobil dhe pajisjet tjera elektronike.

Po ashtu ka sugjerime se gjumi me telefona afër shtratit tuaj mund të shkaktojë marramendje dhe kokëdhembje.

Burimi: AlbNews

No comments :

Post a Comment