Janë shfaqur disa imazhe të telefonit inteligjentë ZTE Grand S Ext, dhe duhet të pranojmë se emri që i është vendosur këtij telefoni është pak i vështirë për t’u mbajtur mend.
Janë shfaqur disa imazhe të telefonit inteligjentë ZTE Grand S Ext, dhe duhet të pranojmë se emri që i është vendosur këtij telefoni është pak i vështirë për t’u mbajtur mend.
Gjithsesi, deri në daljen zyrtare të këtij telefoni ndoshta kompania ZTE vendos të ndryshojë edhe emërtimin e tij.
Por, çfarë e bën të dallojë telefonin ZTE Grand S Ext nga pjesa tjetër e telefonave inteligjentë.
Flitet se do të jetë telefoni i parë që do të bazohet në teknologjinë NMT (Nano Molding Technology), që do të thotë se trupi i telefonit është bërë nga plastika dhe metali, dhe të dy materialet janë shkrirë në një të vetëm.
Përveç kësaj telefoni inteligjent ZTE Grand S Ext thuhet se do të karikohet me valë. Ndërsa për specifikat e tjera të telefonit nuk kemi informacion.
Burimi: YllPress
No comments :
Post a Comment