facebookgoogle plusrss feedmesazh

12 March 2014

Ushqehuni shëndetshëm në bazë të grupit të gjakut

Në bazë të grupeve të gjakut renditen ushqimet që na bëjnë mirë dhe ushqimet që nuk i përshtaten organizmit tonë. Për të ditur se cilat janë ushqimet që duhet të konsumojmë në mënyrë që të ushqehemi shëndetshëm duhet të dimë grupin tonë të gjakut.
Grupet e gjakut kanë një rëndësi të madhe për ushqimet që ne konsumojmë. Ato na tregojnë një terren se ku i kemi limitet e konsumimit të kalorive. 

A jemi më të  prirur të tresim më shumë proteinat apo karbohidratet? Cila është sasia e vitaminave që mund të toleroi stomaku ynë. Për sa i përket tretjes një rol të rëndësishëm ka dhe metabolizmi.

Rezusi negativ apo pozitiv i grupeve të gjakut nuk ka një domethënie në mënyrën tone të të ushqyerit. Grupet e gjakut përbëjnë një ndryshim të listës së ushqimeve që organizmi i tret shumë mirë.

Grupi i gjakut A:
Të gjithë personat me grup gjaku A kanë një stomak delikat që nuk i tresin ushqimet mirë. Është grup që dëshiron më shumë natyrën dhe ushqimet si perimet me rrënjë nga toka.

Tolerojnë shumë pak konsumimin e mishit. Mes zgjedhjes së kosit dhe qumështit është i këshillueshëm për këtë grup më shumë konsumimi i kosit.

Grupi i gjakut B:
Kanë një aparat tretës ekulibrues. Ndryshe nga grupi A, stomaku i tyre bën një tretje më të mirë të mishit.

Grupi i gjakut AB:
Mund të konsumoni karbohidrate, proteina, fruta dhe perime por në mënyrë të moderuar. Gatimi i ushqimeve duhet të bëhet me avull. 

Grupi i gjakut 0:
Personat me grup gjaku 0 bëjnë një tretje më të mirë të produkteve të mishit, vezëve, karbohidrateve dhe brumrave. Është një grup që mbledh karakteristikat e gjithë grupeve të tjera të gjakur.

Aktiviteti fizik:
Personat me grup gjaku A i përshtaten më shumë sporteve si yoga dhe meditimi.

Ndërsa personat me grup gjaku B kërkojnë një aktivitet fizik më të rëndë si zumbën, fitness, notin etj.

Në varësi të konsumimit të ushqimeve varet dhe lloji i aktivitetit fizik. Personat me grup gjaku B kanë një organizëm që arrin t'i tret mirë ushqimet meqë personat me këtë grup gjaku marrin vlera të larta kalorike. 

Ndërsa grupi i gjakut A, gjithë burimin e energjisë e marrin tek natyra dhe e kanë të vështirë të kryejnë aktivitet fizik të rëndë.

Ndërsa personat me grup gjaku 0 pranojnë të gjitha llojet e sporteve sepse marrin shumë vlera ushqimore dhe stomaku i tyre arrin t'i tres ato. 

Burimi: As

No comments :

Post a Comment