facebookgoogle plusrss feedmesazh

15 March 2014

Kostumi më i shtrenjtë në botë

Shtëpia zvicerane e modës “SuitArt” ka dizenjuar kostumin më të shtrenjtë në botë, të quajtur “Diamond Armog”, i cili do të kushtojë 3.2 milionë dollarë.
Kostumi është rezistent nga plumbat sipas standardeve të NATO-s dhe është zhvilluar në bashkëpunim me “Croshield”, një kompani që zhvillon pajisje të sigurisë.
Stolisur me 880 diamante të zeza, është projektuar për njerëz ultra të pasur, të cilët nuk mund të flenë qetë, ndoshta për shkak të mënyrës si ata i kanë fituar paratë.

Kostumi nuk përshkohet nga uji dhe ka një sistem ftohës aktiv që aktivizohet duke shtypur butonin. Me kostumin vjen edhe një kravatë me 24 karat ari që kufizohet me mëndafsh të zi, si dhe një orë Patravi Traveltec, të bëra nga një kombinim i arit, qeramikës dhe gomës.

Burimi: InfoShqip

No comments :

Post a Comment