facebookgoogle plusrss feedmesazh

13 March 2014

Qytetet me më së shumti “selfie” në botë

Ellen Degeneres mund të ketë “selfien” që e bëri në Oscar si më të “cicëruarën” në botë por qyteti që në të cilën e ka bërë atë – Los Angeles – nuk është afër listës së qyteteve me më së shumti “selfie” të bërë.

Sipas revistës “Time”, që publikoi një listë prej “100 qyteteve me më së shumti selfie të bërë”, Makati i Filipineve është qyteti me “më së shumti selfie” , 258 në 100 mijë banorë, transmeton Koha.net.

Manhatan i New Yorkut është i dyti me 202 në 100,000 banorë që përcillet nga Miami me 155, Anaheim e Santa Ana me 147 foto (të gjitha në 100,000 banorë). Los Angeles, nuk është në top 100 të kësaj liste.

Asgjë nuk e bën më të famshëm një qytet për selfie sesa të qenit atraksion turistik. Anaheim, për shembull, është shtëpia e Disneylandit, Manhattan ka Times Squaren , e Miami ka një plazh tejet të famshëm.

Për përpilimin e listës, Time ka përdorur të dhëna për më shumë se 10 ditë, prej fundit të janarit deri në fillim të shkurtit, duke studiuar më shumë se 400,000 foto të instagramit që kishin etiketuar fjalën “selfie” e që përmbante koordinata gjeografike.

Kjo metodë është larg nga e përkryera sepse jo gjithkush që etiketon foton me “selfie” ka bërë realisht një fotografi të tillë.

Kjo është lista e 10 qyteteve me më së shumti “Selfie” në botë:

1. Makati City and Pasig, Filipine (258 selfie për 100,000 banorë)
2. Manhattan, New York (202 selfie për 100,000 banorë)
3. Miami, Florida | (155 selfie për 100,000 banorë)
4. Anaheim and Santa Ana, California | (147 selfie për 100,000 banorë)
5. Petaling Jaya, Malajzi | (141 selfie për 100,000 banorë)
6. Tel Aviv, Izrael | (139 selfie për 100,000 banorë)
7. Manchester, Angli | (114 selfie për 100,000 banorë)
8. Milano, Itali | (108 selfie për 100,000 banorë)
9. Cebu City, Filipine | (99 selfie për 100,000 banorë)
10. George Town, Malajzi | (95 selfie për 100,000 banorë)

No comments :

Post a Comment